Balta dhe gurët i rrethojnë, zjarrfikësit vrapojnë për të shpëtuar jetën

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 12:01 | Bota

Reshjet e dendura të shiut dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe problematika në Kaliforni, e cila nuk njihte një stuhi të ngjashme si “Hilary” prej 84 vitesh.

Pamje të frikshme janë regjistruar në rajonin e San Bernardino, ku shihen disa zjarrfikës që vrapojnë për të shpëtuar jetën, pasi një masiv balte e gurësh u shkëput nga mali dhe shkoi drejt tyre.

Zjarrfikësit iu përgjigjën disa telefonatave për ndihmë në zonë, por kur shkuan pranë saj u përballën me rrezikun e jashtëzakonshëm.

Ata qëndruan të izoluar për disa orë, deri në momentin që një ekip tjetër shkoi në ndihmë të tyre pasi zhbllokoi rrugët e mbuluara nga balta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos