Barack Obama ka një këshillë që u ka dhënë vajzave të tij dhe nuk është ajo që prisnit

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 22:38 | Lifestyle
Barack Obama ka një këshillë që u ka dhënë vajzave

Rrugëtimi i njerëzve të suksesshëm është padyshim një burim frymëzimi dhe shembull për t’u marrë. I tillë personazh ka qenë edhe ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama. Ai ka zbuluar edhe këshillën që u jep vajzave të tij dhe nuk është aspak e zakonshme.

Sipas ish-presidentit, ndërsa shumica e amerikanëve (dhe jo vetëm) mendojnë se ia vlen të sakrifikosh pushimet, kohën dhe gjumin në mënyrë që të fitosh një rritje në detyrë, por ai ndan një mendim ndryshe. Për Obamën, kjo rrugë do “të të bëjë shumë më të mjerë”.  

“Të rinjtë duhet të jenë në kërkim të punëve që u duken interesante, në të cilat mund të dashurohen, por nuk duhet të jetë zëvendësim i aspekteve të tjera të jetës sonë (vullnetarizmi, familja, miqësitë, pjesëmarrja qytetare) që përbëjnë një jetë të kënaqshme”, tha ai.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos