Është elementi që lartëson edhe pamjen më të thjeshtë. Kjo është arsyeja pse bizhuteritë kanë një vend shumë të veçantë në zemrat tona. Përtej stileve klasike si një palë rrathë apo një varëse minimale me monogram floriri, vëmendja jonë çdo sezon kthehet tek tendencat e theksuara nga pasarelat.
Për sezonin Pranverë-Verë 2023, dizajnerët vënë bast mbi ekzagjërimin. Perlat janë kudo. Është elementi që do t'i japë një notë argëtuese çdo look-u pranveror dhe veror. Këshillë: Provoni t'i vishni ato me një fustan me grep ose liri.
Bizhuteritë e domosdoshme të muajve të ardhshëm kanë një qëllim: të largojnë monotoninë stilistike. (A2 Televizion)









