Një video “magjike” tregon momentin kur një grup guximtarësh hidhet nga maja e një shkëmbi dhe fluturon mbi fshesë, duke imituar lojën imagjinare – por të famshme në të gjithë botën – që Harry Potter dhe miqtë e tij në shkollën e magjisë, luajnë me aq pasion në serinë e librave dhe filmave.
Antony Newton dhe miqtë e tij u frymëzuan pikërisht nga përralla e autores J.K. Rowling për të realizuar lojën e quajtur “Quidditch” në mbi 200 metra lartësi, në alpet zvicerane, pranë zonës Lauterbrunnen.
E gjithë aventura ishte për të festuar një rekord të grupit, hedhjen e 500-të. Një magji e vërtetë... (A2 Televizion)