Barazimi i tretë radhazi me të njëjtin rezultat për Bayern

Nga A2 CNN
28 Janar 2023, 20:28 | Futboll
Barazimi i tretë radhazi me të njëjtin rezultat për Bayern

Bayern Munchen ka barazuar ndeshjen e tretë radhazi në Bundesligë me rezultatin 1-1.

Bavarezët e mbyllën pjesën e parë me avantazhin e një goli, pas rrjetës së Sane në minutën e 34-t, por në pjesën e dytë, francezi Kolo-Muani barazoi rezultatin në minutën e 69.

Me këtë pikë, Bayern ruan ende vendin e parë në renditje (37 pikë), por i ndjekur tashmë me vetëm një pikë më pak nga Union Berlin, që sot fitoi derbin ndaj Hertha 2-0. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/24/kimmich-shmang-humbjen-e-bayern/

A2 CNN Livestream

Latest Videos