“Më të mirët 2022”, Redon Xhixha fiton “Topin e Artë” për meshkuj, Shehi Trajner i Vitit  

Nga A2 CNN
28 Janar 2023, 10:44 | Futboll

Redon Xhixha i sapo transferuar në Azerbajxhan, fitoi Topin e Artë në Kategorinë Superiore, duke u shpallur Lojtari më i Mirë për vitin 2022.

Në mbrëmjen gala të organizuar, për çmimet më të rëndësishme të vitit që lamë pas, Xhixha fitoi në distancë, me trofeun që u tërhoq nga kapiteni bardheblu, Marsel Ismajlgeci. Topi i Artë për femra u fitua nga Megi Doçi, autore e 66 golave.

Orges Shehi u shpall Trajneri i Vitit, pas titullit kampion të fituar me Tiranën, ndërsa portieri Simon Simoni ishte Talenti i Vitit. Trofetë e “Këpucës së Artë” u fituan nga Saliu Guindo për meshkuj dhe Megi Doçi për femra.

Ekipi i Vllaznisë për femra u vlerësua me çmimin e veçantë për arritjen në grupet e Champions League, teksa u shpall edhe “Formacioni i Vitit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos