Barbie “merr në qafë” çiftet, rritet ndjeshëm numri i divorceve

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 18:59 | Showbiz
Barbie “merr në qafë” çiftet, rritet ndjeshëm

Më shumë se një javë pas publikimit të filmit ‘Barbie’, rrjetet sociale janë plot me histori të grave që thonë se kanë riparë thellësisht marrëdhëniet e tyre pasi kanë parë filmin, i cili deri më tani ka fituar më shumë se 775 milionë dollarë në nivel global.

Një vajzë u nda nga i dashuri, pasi ai u ankua për temat feministe të filmit kur dolën nga kinemaja. Në TikTok, një grua tjetër tha se filmi e frymëzoi atë të ndahej me të dashurin e saj pas një serie sjelljesh të këqija nga ana e tij:

“Faleminderit, ‘Barbie’ që më fuqizove, që më dhe besimin, që më bëre të kuptoj se meritoj më mirë.”

Theresa Arzate, 27 vjeç, nga Dallas, ndau në Twitter se reagimi i ish-të dashurit të saj në kinema ishte vetëm shtytja që i duhej për t`i dhënë duart.

Ai ishte një djalë i mirë, por ata kishin probleme shumë kohë përpara se të shihnin filmin. Përvojat e tyre të jetuara janë shumë të ndryshme dhe filmi ‘Barbie’ theksoi se sa ndryshe e shohin botën.

Megjithatë, jo të gjithë e shikojnë njësoj. “Barbie” ka nisur një luftë me burrat. Një kritik në Twitter e quajti filmin një “zgjim dy-orësh” plot “tërbim të nivelit bërthamor kundër burrave”.

Disa ekspertë konservatorë, mes tyre Ben Shapiro dhe Piers Morgan, nuk e duan filmin. Shapiro tha se filmi, i cili me të vërtetë përfshin komente të shumta mbi feminizmin dhe patriarkalin, ndan burrat dhe gratë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/03/fenomeni-barbie-edhe-ne-boten-tjeter-agjencite-funerale-ofrojne-arkivole-roze/
https://a2news.com/2023/06/21/barbie-dua-lipa-trullos-fansat-me-provokuese-se-kurre-me-bikini/
https://a2news.com/2023/07/28/nuk-eshte-thjeshte-nje-barbie-e-bukur-veprimi-i-fundit-i-margot-robbie-na-beri-ta-duam-edhe-me-shume/

A2 CNN Livestream

Latest Videos