Një familje e vërtetë shqiptare/ Mamaja e Dua Lipës sjell fotot e rralla nga jugu

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 19:53 | Showbiz

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri. Ajo është e shoqëruar nga anëtarët e tjerë të familjes, babai Dukagjini, nëna Anesa si dhe nga motra Rina dhe vëllai Gjini.

Ka qenë së fundmi mamaja e artistes që ka ndarë disa imazhe nga pushimet e tyre në jug. Në foto duken të gjithë anëtarët e familjes Lipa.

Kjo nuk është hera e parë që ata shijojnë pushimet në një resort luksoz në vendin tonë. Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar Dua mori edhe nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Bajram Begaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/01/dua-lipa-e-cmendur-pas-shqiperise-por-kryqezohet-nga-fansat-per-foton-duke-ndezur-cigaren/
https://a2news.com/2023/07/29/a-ma-mir-ktu-a-atje-dua-lipa-provokuese-nga-jugu-i-shqiperise/
https://a2news.com/2023/07/27/dua-lipa-rikthehet-ne-shtepi-i-mungonin-pushimet-ne-jug/

A2 CNN Livestream

Latest Videos