Barca fiton në dy minuta, mban Realin larg 8 pikë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2023, 23:34 | Futboll
Barca fiton në dy minuta, mban Realin larg 8 pikë

Barcelona kishte një objektiv të vetëm sonte dhe ia arriti, atë të mbaj me 8 pikë diferencën me rivalët Real Madrid.

Blaugranat fituan me rezultatin 2-0 m Cadiz që po shkon drejt pjesës se fundit të renditjes, me golat që vijnë në fund të pjesës së parë falë realizimeve të Sergi Roberto dhe bomberit polak Lewandoski, , pikërisht në minutat 43 dhe 46.

Ndeshja mbyllet praktikisht aty, me djemtë e Xavit që menaxhojnë mirë dinamikat e  ndeshjes, duke i dhënë atij lajme të mira për gjendjen e elementëve të rëndësishëm si Ferran Torres.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos