Barça i ofron Coutinhos numrin e Leo Messit

Nga A2 CNN
18 Gusht 2021, 15:37 | Futboll
Barça i ofron Coutinhos numrin e Leo Messit

Pasardhësi i Lionel Messi te Barcelona është Coutinho.

I transferuar në Camp Nou për 160 milionë euro, për të zëvendësuar largimin e Neymar, ai përfiton 12 milionë euro neto në sezon. Nga një lojtar që zhgënjeu dhe rëndonte arkat e klubit, tani brazilianit i është ofruar të mbajë fanellën me numrin 10, pas largimit të Leo Messit.

Trajneri Ronald Koeman vendosi që numrin 14 të Coutinhos t’ia japë kuqeziut Rey Manaj, ndërsa blerja më e shtrënjtë në historinë e katalanasve do të ketë një rol protagonisti, në atë që cilësohet si shansi i fundit i madh te Barcelona. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/15/rey-manaj-do-te-mbaje-numrin-e-legjendes-cruyff-ia-rremben-brazilianit-coutinho/

A2 CNN Livestream

Latest Videos