
Me anë të një deklarate për mediat, Barcelona ka bërë të ditur se Sergi Barjuan do të marrë drejtimin e përkohshëm të skuadrës.
Ai do të prezantohet këtë pasdite nga presidenti Joan Laporta para seancës në Ciudad Deportiva, ndërsa ditën e nesërme do të dalë në një konferencë për shtyp para takimit me Alaves. Barjuan ishte trajner i skuadrës së dytë të Barcelonës.
Megjithatë, sipas mediave spanjolle, me shumë mundësi, Barjuan do të qëndrojë në pozicionin e trajnerit derisa aty të emërohet Xavi Hernandez, i cili më parë duhet të prishë kontratën me Al Sadd. (A2 Televizion)