Bayern turpërohet nga Moenchengladbach, pëson 5 gola në Kupën e Gjermanisë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 22:54 | Futboll
Bayern turpërohet nga Moenchengladbach, pëson 5 gola në

Bayern Munchen ka marrë një goditje të rëndë në Kupën e Gjermanisë, duke u mundur 5-0 nga Borussia Moenchengladbach.

Një humbje historike, e cila bën që të harrohet skualifikimi nga Kupa, por të mbetet gjatë në kujtesë rezultati i thellë që pësuan kampionët e Gjermanisë.

Vendasit realizuan 3 gola që në pjesën e parë, dy të tjerë nga zvicerani Empolo në të dytën, vulosën suksesin 5-0 të Borussia Moenchengladbach.

Për t’u theksuar është edhe fakti që Bayern luajti me formacionin më të mirë në këtë sfidë të kupës, duke mos lënë thuajse asnjë lojtar pushim, por zhgënjimi në fund ishte i madh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos