
Barcelona mban korsinë e duhur në kampionatin spanjoll. Edhe në ndeshjen e tyre të dytë në kampionat, katalanasit fituan pastër në shifrat 3-0 përballë Celta Vigos.
Edhe pse nga rezultati ndeshja duket e zgjidhur lehtë, rreshjet dhe për më tepër inferioriteti numerik për më shumë se një pjesë loje ia vështirësuan jo pak misionin skuadrës së Ronald Koeman.
Gjithësesi, Barcelona ia doli të sigurojë 3 pikët, ndërsa golat u shënuan nga Fati, një autogol i vendasve dhe Sergi Roberto në minutën e 95 të takimit. (A2 Televizion)