Milan, në grupet e Europa League pasi u goditën 24 penallti

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 08:17 | Futboll
Milan, në grupet e Europa League pasi u goditën 24 penallti

Milan kaloi në mënyrën më dramatike të mundshme në grupet e Europa League. Skuadra italiane e mbylli kohën e rregullt në barazim 1-1 me Rio Ave, ndërsa në shtesë një 11-metërsh në limite, në minutën e 122, i transformuar në gol nga Çahanoglu, i hoqi kualifikimin nga duart portugezëve.

Këta të fundit besuan gjithësesi, por nga ruleta e penalltive, ku u goditën plot 24, ia doli me fat Milan.

Kuqezinjtë, edhe pse gabuan disa herë sikurse portugezët, u treguan të saktë në momentin më vendimtar, duke u kualifikuar më tej mes drithërimash.

https://www.youtube.com/watch?v=HeiZ1n2t3MM

Në grupet e Europa League do të jenë edhe Tottenham që u argëtua duke fituar 7-2 përballë Macabbi Haifa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos