
Barcelona është ngjitur në vendin e 3 në La Liga pasi ka marrë një fitore 2-3 në fushën e vështirë të Bilbaos.
Lajmi më pozitivë për tifozët e Barçës është forma e mirë që po kalon Messi, i cili në këtë takim realizoi dy gola, ndërsa shënoi edhe talenti Pedri. Për Bilbaon realizuan William dhe Muniain.
Me këtë fitore, Barcelona ka shkuar në kuotën e 31 pikë, 7 më pak se Atletico Madrid e vendit të parë dhe 5 nga Reali.
Ndeshja e radhës për katalanasit do të jetë pas 3 ditësh ndaj Granada-s. (A2 Televizion)