
Mes problemeve financiare që vijojnë, Barcelona nisi prezantimet e lojtarëve për sezonin e ri. Katalanasit zyrtarizuan Franck Kessie si blerjen e parë.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë transferohet si lojtar i lirë në Camp Nou, pasi përfundoi kontratën me Milanin. Ai firmosi deri në vitin 2026, me pagë 6,5 milionë euro në sezon. Klubi i vendosi klauzolë me vlerë 500 milionë euro për prishjen e kontratës.
Barcelona prezantoi edhe mbrojtësin Andreas Christensen. Futbollisti u transferua me parametër zero, pas dhjetë vjetësh te Çelsi dhe huazimit te Gladbach në Gjermani. Edhe ai firmosi deri në vitin 2026, me klauzolë 500 milionë euro për prishjen e kontratës.
Tani, te Barcelona të gjithë presin Robert Lewandowski. (A2 Televizion)