Merkato dimri, Bayern kërkon Pedrin në skuadër, ofron 100 milionë euro

Nga A2 CNN
29 Janar 2022, 12:48 | Futboll
Merkato dimri, Bayern kërkon Pedrin në skuadër, ofron 100

Bayern Mynihut kërkon të rrëmbejë një nga talentet më të mëdha në Spanjë. Bëhet fjalë për futbollistin e Barcelonës, Pedri, që sipas mediave gjermanë, klubi bavarez është gati të ofrojë dhe 100 milion euro për të marrë shërbimet e lojtarit.

Kontrata tij me katalanasit  skadon në vitin 2026-ën, dhe sipas faqes zyrtare të transfmarket Pedri vlerësohet 80 milionë euro.

Megjithatë një shumë e pallogaritshme kjo nga Barcelona që nuk kërkon të largojë një nga talentet më premtues për të ardhmen. Në Gjermani raportojnë se Bayern do të bëjë çdo përpjekje për futbollistin edhe pse fjala e fundit i takon Barcelonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos