
Dusan Vlahovic është futbollisti më i ri i Juventus. Ditën e lindjes së tij, ai zgjodhi ta festojë në Torino për të kryer testet mjekësore me skuadrën e tij të re.
Sipas mediave italiane, transferimi i tij do i kushtojë Zonjës së Vjetër, 70 milionë euro plus 5 milionë bonuse, ndërsa vetë lojtari do të përfitojë 7 milionë euro në sezon deri në vitin 2026, duke kaluar kështu dhe pagën e Dybala dhe Morata-s.
Futbollisti serb do të mbajë numrin 28 dhe dëshira e trajnerit Allegri është që ta ketë gati që në ndeshjen e radhës përballë Veronës në 6 shkurt, e cila ishte skuadra e fundit që Vlahovic luajti kundër me fanelën e Fiorentinës në 22 dhjetor.
Këtë sezon, Vlahovic është aktivizuar në total në 21 ndeshje ku ka qenë protagonist i 17 gola dhe dy asisteve. (A2 Televizion)