
Një finale e parakohshme. Kështu mund të konsiderohet dueli Tirana-Kukësi, i javës së 18 të kampionatit, nisur dhe nga pozitat që këto dy skuadra kanë në klasifikim.
Bardheblutë do të kërkojnë të blindojnë vendin e parë, ndërsa verilindorët nuk firmosin për asnjë rezultat tjetër përveçse fitores.
Në prag të sfidës, tekniku i kryeqytetasve, Orges Shehi, hoqi presionin nga skuadra e tij, duke theksuar se do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat. Shehi shtoi se bardheblutë do të godasin tek pika e dobët e kundërshtarit: “Në një kampionat ku skuadrat nuk kanë ndonjë dallim të madh nga njëri-tjetri, ne po punojmë shumë në disa detaje, që duam të vazhdojmë t’i përmirësojmë”.
Dueli Tirana-Kukësi do të luhet këtë të diele, në orën 16:45. (A2 Televizion)