Rikthim në Superligë, Teuta zyrtarizon Jahmir Hykën dhe "blindon" mesfushën

Nga A2 CNN
29 Janar 2022, 14:26 | Futboll
Rikthim në Superligë, Teuta zyrtarizon Jahmir Hykën dhe

Pas Zvicrës, Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Kinës, Jahmir Hyka rikthehet në Shqipëri. Mesfushori nga Tirana është futbollisti i ri i skuadrës së Teutës. Lajmin e bëri zyrtar vetë faqja e klubit e cila me anë të një postimi, njoftoi tifozët për arritjen e marrëveshjes.

 Së fundmi 33-vjecari ishte pjesë e skuadrës së Guiz në kampionatin kinez por mosaktivizimi i tij në fushën e blertë bënë që palët të ndanin rrugëtimin e tyre përpara kohe.

https://www.facebook.com/OfficialTeutaKF/posts/10159919681649462

Hyka i është bashkuar skuadrës që këtë të shtunë për të qënë gati në transfertën e të hënës përballë Skënderbeut. Ish futbollisti i Kombëtares e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi më parë ka qenë pjesë e Dinamos dhe Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos