
Mediat spanjolle, raportojnë se Juventus është gati për një tjetër goditje të bujshme në merkato. Bëhet fjalë për yllin e futbollit botëror, Nejmar.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, bardhezinjtë kërkojnë të përfitojnë nga pakënaqësitë e 27-vjeçarit në Paris, por edhe nga interesimi i shfaqur nga vetë braziliani.
Për këtë, Zonja e Vjetër, do të bëjë ofertën e saj ku përfshihen edhe dy futbollistët, Paolo Dybala dhe Matuidi në mënyrë që reduktohet shifra e lartë që kërkojnë parisienët.
Me Icardin më pranë Napolit dhe Romën që vijon të insistojë tek Higuain, Nejmar do të formonte një dyshe fenomenale përkrah Ronaldos në sulmin e Juventus. (A2 Televizion)