
“Sali Berisha po demaskon veten dita ditës duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike dhe demokratët. Asnjë fjalë për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 6 Marsit. Vetëm fyerje, sharje, shpifje dhe intimidim për kandidatët e Partisë Demokratike”.
Kështu shkroi në një status në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ndaj Sali Berishës. Ai vazhdoi më tej, duke shkruar se Berisha e ka betejën me PD dhe demokratët, jo me regjimin e Edi Ramës. “Këtë metodë ka futur edhe tek ato pak njerëz që i shkojnë nga pas në 6 bashkitë. Nuk i interesojnë demokratët, nuk u intereson fitorja e tyre, i intereson vetëm të furnizojë me “karburant” revolucionin e tij imagjinar bashkë me Ilir Metën kundër SHBA.
Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë kundër demokratëve, kundër PD, dhe votë që fuqizon pushtetin e Edi Ramës”, mbyllet reagimi i Bardhit. (A2 Televizion)