Bardhi në krye të Grupit të PD-së, Shehu: Turp i botës me 18 vota, Kuvendi të ndjekë rregulloren!

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 10:39 | Politikë
Bardhi në krye të Grupit të PD-së, Shehu: Turp i botës

Në seancën e sotme plenare në Kuvend u komunikua ndër të tjera edhe zgjedhja e Gazment Bardhit si kreu i ri i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ky njoftim është cilësuar qesharak nga deputeti demokrat nga radhët e “Rithemelimit”, Tritan Shehu, i cili kërkoi nga Kuvendi që të respektohet rregulloja.

Teksa kujtoi se Bardhi ka marrë 18 vota në një kohë kur grupi ka 52 anëtarë, Shehu vendimet e Kuvendit i cilësoi arbitrare dhe antikushtetuese.  

Ai akuzoi ligjvënësit e mazhorancës se po bashkëpunojnë me “ata që shkelin rregulloren”, duke iu referuar kështu grupit të deputetëve nga PD-ja zyrtare.

Kujtojmë se me dorëheqjen nga funksionet drejtuese të partisë, disa ditë më parë, Enkelejd Alibeaj la vendin vakant edhe për kryesuesin e Grupit Parlamentar.

Deputetët më pas zgjodhën kryetar grupi Gazment Bardhin, i cili në PD-në zyrtare është edhe Sekretar i Përgjithshëm. Për kryesimin e grupit Bardhi ka marrë edhe firmën e Lulzim Bashës, por jo të Alibeajt që nuk ishte as në mbledhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos