Këlliçi: Koalicioni dhe programi s’ishin të duhurat për të ndalur shitblerjen! PD duhet të riformatojë ofertën

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 20:33 | Politikë
Këlliçi: Koalicioni dhe programi s’ishin të duhurat

Pasi nuk fitoi në 14 maj, në garën për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reflektuar dhe ka evidentuar pikat se çfarë nuk ka shkuar që e çoi atë drejt humbjes. I ftuar në “Debat” me Alba Alishani në A2 CNN, Këlliçi e gjen fajin te vetë koalicioni si edhe oferta që iu ofrua qytetarëve, sipas së cilit nuk bënë mjaftueshëm për të neutralizuar shitblerjen e votës dhe parregullsitë në procesin zgjedhor. Nisur nga kjo, Këlliçi tregon se Partia Demokratike do duhet që të riformatojë ofertën për qytetarët në mënyrë që të bëhet një alternativë në zgjedhjet e ardhshme përballë PS.

“Unë u mendova që të kisha një fushatë qytetare, larg konfliktit, të fokusuar të problemet, edhe pse pati një reagim pozitiv nga ana e qytetit, unë gjykoj që edhe koalicioni dhe programi dhe alternativa nuk ka qenë e duhura për të bërë të mundur që të kishte një valë të madhe të qytetarëve për të dalë për të neutralizuar shitblerjen e votës dhe parregullsitë në proces, ky është problemi që ne duhet të ulemi si PD për të riformatuar ofertën që  ne japin, që të bëjmë të mundur që ne të jemi fitues përballë PS”, tha Këlliçi në A2CNN.

Ftesës së Erion Veliajt për bashkëpunim, ai iu përgjigj shumë prerë.

“Nuk kam ndërmend që të ndyjë duar e të bashkëpunoj me personin më të korruptuar në Shqipëri, që ia kalon dhe Edi Ramës. Nuk kam ndërmend që të bëhem pis ndonjëherë në jetën time, sidomos me para korrupsioni”, përfundoi Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos