Bardhi negociator mes grupimeve të PD, Berisha: Nuk kam kushte për askënd

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 18:46 | Politikë
Bardhi negociator mes grupimeve të PD, Berisha: Nuk kam kushte për

Sali Berisha komentoi vendimin e grupimit Alibeaj brenda Partisë Demokratike për të negociuar për një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

"As kam kushte dhe as nuk marr kushte.
Mirëpres cilindo që dëshiron të kandidojë apo të propozojë, të debatojë. Hapje e plotë dhe totale", tha Berisha pas një takimi me partitë jashtëparlamentare.

Megjithatë Berisha tha se nuk heq dorë nga primaret. "Nuk mund të tërhiqem nga primaret, kush i ekzistencës.
Nuk tërhiqet kush nga primaret.
Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret", shtoi Berisha.

Grupi i deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn brenda Partisë Demokratike ka mandatuar Gazment Bardhin për të negociuar me palën tjetër, mbështetësit e Sali Berishës, në mënyrë që PD-ja të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

https://a2news.com/2022/10/10/te-mos-perseritet-skenari-i-6-marsit-grupimi-alibeaj-mandaton-bardhin-per-te-negociuar-me-mbeshtetesit-e-berishes/

“Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD-së zgjidhje e vetme për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD-së dhe opozitës në zgjedhje. Me qëllim diskutimin e çdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD-së dhe opozitës”, thanë ata përmes një njoftimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos