
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së qeverisë, njoftoi se për të parën herë, në sezonin e ardhshëm veror, “do të nisë puna e stacioneve të ankorimit dhe bregëzimit për mjetet lundruese”.
“Po përgatitemi për sezonin e ardhshëm veror, që të marrim të gjitha masat e duhura. Minimumi i plazheve publike do të jetë në 30%, nga 20% që ishte më parë. Vendim i rëndësishëm është se do të nisë për të parën herë puna e stacioneve të ankorimit dhe bregëzimit për mjetet lundruese”, tha ministrja.
“Aplikimet për këto stacione nisin në datën 1 nëntor”, shtoi Kumbaro. (A2 Televizion)