Bardhi-policisë: Nuk marr urdhër nga prokurorja unë, hapni rrugën që mediat të shohin krimin e Berishës

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 15:42 | Politikë
Bardhi-policisë: Nuk marr urdhër nga prokurorja unë, hapni

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka kërkuar efektivëve të policisë që kishin bllokuar hyrjen për në selinë e PD, që të lejonin futjen e gazetarëve dhe operatorëve brenda, pasi kryetari Lulzim Basha njoftoi një konferencë për mediat.

Hyrja për në seli nuk lejohet për shkak se aty po kryhen veprime hetimore nga ana e prokurorisë, pasi policia mori në kontroll godinën, sipas saj, me vetë kërkesën e disa deputetëve të PD që ndodheshin brenda saj.

“Nuk marr urdhër nga prokurorja unë për të futur mediat në zyrën time. Hapni rrugën për mediat të vijnë dhe të shikojnë krimin e paprecedent që ka bërë Sali Berisha, duke rrezikuar jetën e demokratëve. A ka mundësi të futen mediat dhe të filmojnë krimin që ka kryer Sali Berisha sot?”, u thotë Bardhi efektivëve. Por pavarësisht kërkesës së përsëritur të tij, ata nuk lëvizin nga vendi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos