
Drejtuesi i Policisë së Tiranës, në një prononcim për mediat, deklaroi se policia ndërhyri në selinë e Partisë Demokratike pas thirrjes për ndihmë nga drejtuesit e kësaj partie.
“Ndërhyrja u krye kur e vlerësuam se rrezikohej jeta e njerëzve. Pati kërkesa dhe telefonata nga drejtues të PD-së. Telefonatat janë të regjistruara të gjitha. Rrezikohej jeta e çdo qytetari dhe jo vetëm e deputetëve”, tha kreu i Policisë së Tiranës.
Ai shtoi se policia nuk do të ruajë godinën, por do të largohet pasi të kryejë të gjitha procedurat. (A2 Televizion)