
Espanyol tregon se po gjen sërish një formë të mirë në kampionat, duke mposhtur surprizën e La Liga, Real Sociedad që ende ndodhet në vendin e dytë të renditjes.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën 77 nga Herrera, që i jep 3 pikë që ngjisin katalanasit në vendin e 9-të të klasifikimit, jo larg nga bashkëqytetarët e Barcelonës.
Në fushën e blertë ishin protagonistë si titullarë dy futbollistë me origjinë shqiptare, kuqeziu Keidi Bare dhe Adnan Januzaj, që zgjodhi të mbronte fanellën belge. (A2 Televizion)