Sokol Cikalleshi ka rigjetur golin në kampionatin turk të futbollit. Sulmuesi shqiptar shënoi në humbjen 3-2 të Konyaspor, në transfertë ndaj Gaziantepspor.
31-vjeçari depërtoi bukur nga krahu dhe më pas goditi me të majtën, duke mposhtur portierin kundërshtar.
Ky ishte goli i pestë i Cikalleshit në Turqi këtë sezon, në 12 ndeshje të luajtura. (A2 Televizion)