"Bariu i Mirë", zbulohet në Izrael, unaza antike me simbolin e Krishtërimit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 16:49 | Lifestyle
"Bariu i Mirë", zbulohet në Izrael, unaza antike me simbolin

Një unazë ku gdhendet një imazh i hershëm i Jezu Krishtit si bari u gjet mes thesarit të një anije të mbytur antike pranë brigjeve të Tokës së Shenjtë.

E frymëzuar nga mënyra se si Krishti përshkruante marrëdhënien më ndjekësit e tij në Librin e Gjonit, imazhi i “Bariut të Mirë’ është mes më të qëndrueshmëve në botën e krishterë. 

“Ai që shohim të gdhendur në gur, është imazhi i Bariut të Mirë. Ky ishte një prej simboleve të hershme të përdorur nga komuniteti i Krishterë në Lindje. Tregon se Jezu Krishti është bariu që mbron të krishterët”, u shpreh Robert Kool, kreu i Departamentit të Monedhave në Autoritetin e Antikitetit.

Unaza prej floriri me gur jeshil, ku është gdhendur figura e një të riu që mban një dash ose dele në shpatullat, u gjet bashkë me qindra monedha argjendi dhe bronzi në ujërat e Mesdheut, në atë që dikur njihej si porti i  Caesarea.

Ngarkesa me objekte të çmuara, ku përfshihen gjithashtu imazhe të epokës romake dhe një unazë më imazhin e një lire biblike, transportohej në dy anije të shekullit të 17 që me gjasë janë mbytur gjatë një stuhie.

Caesarea, ishte një prej qendrave të Krishterimit dhe strehonte një prej komuniteteve të para kristiane.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos