Kika Muharemi: Manastirliu, ende propozim i socialistëve për Bashkinë e Tiranës

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2026, 23:19 | Politikë

Alfred Kika Muharemi, këshilltar i Partisë Socialiste, bëri me dije se Ogerta Manastirliu mbetet propozimi i socialistëve për kandidate për kryetare e Bashkisë Tiranë.

“Drejtuesja e Partisë Socialiste të Tiranës është Ogerta Manastirliu. Dhe është një nga emrat e propozuar nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste si kandidate për kryetare të bashkisë. Ky propozim është ende zyrtar, nuk kemi një ndryshim në një emër tjetër. Por, ajo që mua më intereson është që profili i kandidatit të Bashkisë së Tiranës duhet të jetë një profil sa politik, që është shumë e rëndësishme, aq edhe administrativ. Këto dy faktorë i ndërlidh më së miri Ogerta Manastirliu”, tha Alfred Kika Muharemi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Sipas tij, edhe Erion Braçe “është një nga kandidatët me shumë potencial, por duke qenë se edhe kam punuar me Ogerta Manastirliun, e shoh më afër asaj që duhet të jetë 24/7 në punë”.

“Manastirliu është një nga personat që nuk i thotë JO punës”, shtoi këshilltari socialist.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos