Basha deklaroi se nuk ka humbur asnjë garë, vjen reagimi i Berishës

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 13:14 | Politikë
Basha deklaroi se nuk ka humbur asnjë garë, vjen reagimi i

Sali Berisha reagoi në rrjetet sociale pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha për rezultatin paraprak të zgjedhjeve të pjesshme lokale, ku subjekti që ai drejton doli forcë e tretë në 5 prej 6 bashkive ku u votua.

Sipas Berishës, Lulzim Basha është i vetmi njeri në glob që del i treti dhe deklaron se nuk ka humbur asnjë garë.

Postimin e tij, ish-kryeministri e shoqëron dhe me videon e Bashës ku deklaron se nuk ka humbur asnjë garë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos