Basha: Dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite, pas asaj të Enver Hoxhës

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2021, 16:39 | Politikë
Basha: Dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite, pas

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, e ka cilësuar si të paligjshëm, përçarës dhe antistatutor lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjithashtu, Basha shtoi se "dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite, pas asaj të Enver Hoxhës".

“Me një vendim të paligjshëm, antistatutor, përçarës, Sali Berisha pezulloi dhe Këshillin Kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata që përfaqësoni, që të mos prevalojnë retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme që të shkojmë përpara”, mësohet të ketë thënë Basha në këtë mbledhje.

Më parë gjatë ditës, Basha ishte shprehur se “sot, Këshilli Kombëtar mblidhet në ora 15:00 për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e Partisë Demokratike. PD nuk do të mbahet peng dhe nuk do të tërhiqet zvarrë nga askush! As nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, në luftë të hapur me SHBA. Askush, përfshirë Sali Berishën, nuk do të ketë shansin të kërcënojë demokratët në shtëpinë e tyre. PD që u themelua si shtëpia e lirisë, nuk do të shndërrohet në bunker për askënd, as sot as kurrë. Ne do vazhdojmë të çliruar dhe të vendosur betejën tonë kundër regjimit të Edi Ramës për ta sjellë në pushtet Partinë Demokratike, që është shpresa e vetme e shqiptarëve për të ardhmen dhe për ndryshim”, lexohet në postimin e Lulzim Bashës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/12/berisha-fton-demokratet-ne-veprim-ju-pres-ne-partine-demokratike-per-te-vazhduar-betejen-kunder-te-keqes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos