“Të mos harrojmë kurrë! SHBA e Shqipëria e mbajnë njëra-tjetrën afër”, Yuri Kim ndan mesazhin e diplomatit të parë amerikan

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2021, 14:32 | Politikë
“Të mos harrojmë kurrë! SHBA e Shqipëria e mbajnë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë këtë të diel me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh të ambasadorit të parë amerikan në Shqipëri në vitet 1991-1994, Ëilliam Edëin Ryerson.

Në mesazhin e publikuar nga ambasadorja Kim, diplomati Ryerson kujton në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve një moment prekës, kur një polici shqiptar i rridhnin lotët, teksa dëgjonte fjalët e Sekretarit Baker se: “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, gjatë vizitës në Shqipëri.

https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1470013397056077825

“Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit 2021, i cili shënon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, doja të ndaja këtë mesazh të Ambasadorit Ryerson, sidomos duke filluar nga minuta 2:09:

“Një nga momentet më treguese ndodhi gjatë vizitës së Baker. Ndërsa Sekretari po fliste, unë po qëndroja pranë makinave të autokolonës, pranë një polici shtatlartë e të ngrysur. Ndërsa Baker tha “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, pashë një lot të rridhte në faqen e atij polici”.

Ky moment tregues i rrëfyer nga Ambasadori Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Le të mos harrojmë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër”, shkruan ambasadorja Kim.

. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos