
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premtoi në Twitter se do të rrisë pensionet sa dyfishi i inflacionit, “por jo më pak se 5% çdo vit“.
“650 mijë pensionistët shqiptarë janë në kushtet e mbijetesës. Ne do t'i rrisim pensionet sa dyfishi i inflacionit, por jo më pak se 5% çdo vit. Me këtë plan fiton Shqipëria, fitojnë gjithë shqiptarët“, shkruan Basha në rrjetin social. (A2 Televizion)