
Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, kërkon nga kryetarët e partive të kontrollojnë kandidatët për deputet përpara se sa t'i vendosin në listat e kandidatëve.
Në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, diplomatja amerikane mori si referencë vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe kërkon që deputetët e ardhshëm të mos kenë lidhje me krimin, të kenë integritet dhe të kenë pasuri transparente.
“Ndërsa Shqipëria synon të hyjë në Bashkimin Europian, ka për detyrë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me kandidatë me integritet të cilët mund të përfaqësojnë interesin e qytetarëve shqiptar. Ne po ndjekim punën e institucioneve përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor, për të siguruar që zgjedhjet parlamentare të jenë të lira, të ndershme dhe transparente.
Ne po bashkëpunojmë edhe me kryetarët e partive, duke i inkurajuar, mbase duke i bezdisur pakëz, për të përmbushur detyrimet e tyre ligjore dhe për të ndërtuar besimin e qytetarëve shqiptar duke mos futur në lista, kandidatët që ofendojnë votuesit, që nuk respektojnë demokracinë dhe që promovojnë korrupsionin.
Kryetarët e partive duhet të heqin çdo lidhje ndërmjet krimit dhe politikës dhe jo t’i vendosin ato në krye. Zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit është esencial për të ardhmen euro-atlantike të Shqipërisë.
Partitë politike duhet të marrin seriozisht transaparencën financiare. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të bëjnë transparente financat e tyre dhe të kandidatëve gjithashtu duke bërë publike të gjitha asetet e tyre.
Ashtu siç punuam me sistemin e drejtësisë për të kontrolluar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ne i bëjmë thirrje kryetarëve të partive të bëjnë një kontroll tërësor të kandidatëve të tyre. Votuesit shqipar duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Përgjegjësinë për të mos pranuar para në këmbim të votës dhe mos të japin votën e tyre kriminelëve”, u shpreh kryediplomatja amerikane. (A2 Televizion)