
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pohuar se ndodhet i bllokuar, si qindra shtetas të tjerë, në aksin e rrugës Milot- Lezhë, e paralizuar prej orësh nga reshjet e shumta të dëborës.
"Prej disa orësh jam i bllokuar në rrugë dhe situata paraqitet e vështirë. Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake. Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh dhe duhet të ishin marrë masat. Qeveria ka dështuar turpshëm për t'ju qëndruar pranë banorëve", ishin fjalët e kryetarit të opozitës.
Më parë, reagoi presidenti Ilir Meta, që i bëri apel institucioneve të ndihmojnë qytetarët në vështirësi, dhe i bëri thirrje prokurorisë të reagojë ndaj zyrtarëve që sipas tij nuk po i japin atyre shërbimin e duhur. (A2 Televizion)