
Nga Korça ku ndodhet për një bashkëbisedim me qytetarët kryeministri Edi Rama njoftoi se nga e hëna do të fillojë furnizimi me vaksina nga kompania Pfizer, fillimisht me doza më të vogla sesa është premtuar. Rama theksoi se qeveria është pranë finalizimit të kontratës me Astrazeneca.
“Ne ia dolëm të dalim nga rrethimi i skemës që u lanë jashtë BE arritëm të kemi kontratë me Pfizer drejtpërdrejt pa pritur të vijnë vaksinat nga Covax dhe nuk dihet se kur do të fillojë. Kemi kontratë me Pfizer për 500 mijë dozat e rinovueshme do të duhej të kishin ardhur 10 mijë doza në fund të janarit. Për shkak se nuk as ne nuk bëjmë përjashtim nga e përgjithshmja dhe Pfizer bëri spostim në kohë nuk i patëm në kohë vaksinat, po kemi marrë konfirmimin që do të fillojë furnizimi nga Pfizeri ditën e hënë . Shpresoj të mos marrim njoftim tjetër por është konfirmim do fillojë me sasi më të vogël se e premtuara por sasitë do të rriten shpejt. Jemi afër dozës së dytë për ata qëë e kanë marrë dhe jemi pranë finalizimit të një kontrate me Astrazeneca. Kemi filluar kontakte paraprake për të zënë radhën”.
Kreu i qeverisë tha se janë gati 3 skenarë për vaksinimin e popullsisë, i pari është 14 muaj, i dyti 18 dhe i treti 22-24 muaj, por që të gjithë vaksinuesit do të trajnohen.
“Plani është me 3 skenarë vaksinimi për 14 muaj do fillojë trajnimi për ta që do të vaksinojnë do informim dhe trajnim. Skenari tjetër 18 muaj dhe i treti 22 ose 24 muaj. Jam optimist që do jemi në rrugën e duhur edhe në këtë aspekt”.
Duke përmendur rastin e sanitares së Shefqet Ndroqit, Rama theksoi se mund të ketë ehde raste të tjera, pro që nuk mund ta rrëzojnë investimin kolosal të mjekëve dhe infermierëve dhe në këtë periudhë të jashtëzakonshme për sistemin shëndetësor të të gjithë botës.
“Ka raste që janë të neveritshme si rasti i sanitares te “Shefqet Ndroqi” por edhe raste të tjera por edhe 30 raste të jenë nuk mund ta rrëzojnë investimin kolosal të mjekëve dhe infermierëve dhe në këtë periudhë të jashtëzakonshme për sistemin shëndetësor të të gjithë botës”.
Duke folur për arsimin, Rama tha se drejtimi i shkollave ka pësuar ndryshim rrënjësor sa i përket menaxhimit, por edhe janë pastruar rrënojat e së shkuarës sa i takon sistemit dhe punësimit.
“Janë pastruar shumë nga rrënojat e së shkuarës në sensin e të gjithë sistemit, si punësimi i mësuesve me porosi nga lart, me tarafe, ryshfete, parti e krushqi. Drejtimi ynë i shkollave nuk ka pësuar ndryshim për inerci e arkaik në sensin e njohurive dhe aftësive të menaxhimit të një shkolle dhe për këtë kemi hapur shkollën e drejtorëve që është eksperiencë e re me kurikula dhe profesorë të huaj. Ambicia është që të kemi një sistem shkolle ku nuk mund të bëhesh drejtor shkolle pa pasur trajnimin dhe pa qenë i licensuar për të”.
Sa i përket ndërtimit të shkollave të reja pas tërmetit tragjik, kreu i qeverisë theksoi se është investimi më i madh se të gjitha shkollat në të gjitha vitet.
“Me shkollat e reja jemi përpjekur të rrisim standardet, ka rritje por nuk është uniforme pa programin rindërtimit, kemi investuar rikonstruksionin e shkollave ekzistuese dhe jo pak shkolla të reja, me rindërtimin numri i shkollave të reja është më i madh se të gjitha shkollat në të gjitha vitet e tjera së bashku. Por është dhe një mësim e eksperiencë që do na dihmojë të përmirësojmë standardet”. (A2 Televizion)