Basha i prerë, kryetarët e degëve të PD të zgjidhen brenda 2 javëve

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2018, 13:14 | Politikë

Vendimi për thirrjen e Kuvendit u nda nga kryetari Basha në mbledhjen e grupit parlamentar.

Kryedemokrati ka urdhëruar në mbledhje që procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve brenda partisë të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme. Ndërkohë, menjëherë pas mbledhjes së Kuvendit në 15 dhjetor do të nisë edhe ngritja e shtabeve elektorale, ka porositur Basha.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Basha ka udhëzuar deputetët që të kundërshtojnë buxhetin e 2019-ës, ndërsa nga 22 dhjetori, PD do thërrasë një tryezë diskutimi për të argumentuar pse ky buxheti do të varfërojë shqiptarët.

Kryedemokrati Basha gjithashtu ka qenë i prerë në vendosmërinë e opozitës për të mbështetur protestën e banorëve në Unazën e Madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos