Basha me investitorët në Friuli: Plani i PD e kthen Shqipërinë në vend konkurrues

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 19:44 | Politikë
Basha me investitorët në Friuli: Plani i PD e kthen

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës që po zhvillon në rajonin e Friulit dhe Venecias në Itali, u takua me drejtues të industrisë, infrastrukturës dhe logjistikës, të cilëve iu prezantoi planin e zhvillimit ekonomik të vendit.

“I informova për planin tonë ekonomik, i cili nis me çlirimin e tregut nga krimi, nga oligarkia dhe korrupsioni si dhe nga burokracia. Përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, do ta kthejmë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, janë prioriteti kryesor i PD. Investimet e huaja janë jetike për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë”, tha Basha.

Më tej, kryedemokrati shtoi se që të arrihet e gjitha kjo duhet garantuar konkurrenca e ndershme dhe luftuar korrupsioni që sot i mban investitorët larg Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos