
Gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari, nuk do të gjykojë ankimimin e Prokurorisë për pushimin e një hetimit të nisur ndaj kryeopozitarit Lulëzim Basha.
Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e gjyqtares Hajdari për të hequr dorë nga çështja, për të mos u paragjykuar për shkak të njohjes personale me kreun e PD-së dhe se e ka pritur në shtëpi në përkujtimoren e bashkëshortit të ndjerë, Azem Hajdari.
Pas rihedhjes në short të dosjes, në vend të anëtares Hajdari u përzgjodh gjyqtari Shkëlqim Mustafa. Lulëzim Basha u hetua për “falsifikim dokumentesh” në lidhje me lobimin e kryer nga SHBA-ja, por në 13 janar Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e hetimit. (A2 Televizion)