
Puna për reformën zgjedhore do të rinisë me një raportim para Komisionit të Posaçëm të Parlamentit, që është vendosur të zhvillohet më 6 maj.
Njësoj si për komisionet e tjera, mbledhja do të zhvillohet online dhe deputetët do të informohen për ecurinë e deritanishme të dialogut në tryezën politike, ku merr pjesë edhe opozita jashtëparlamentare, si dhe mbi punën e bërë nga ekspertët përkatës.
Njoftimin e bëri bashkëkryetari socialist i Komisionit, Damian Gjiknuri. “Pa humbur kohë, në kuadër të Këshillit Politik, pres që bashkë me opozitën jashtëparlamentare të rifillojmë sa më shpejt punën për të arritur dakordësi, mbi çështjet e mbetura pezull në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR”, tha Gjiknuri. (A2 Televizion)