Ministria e Mbrojtjes: Tre efektivë të misionit KFOR në Kosovë, pozitivë ndaj COVID-19

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 13:56 | Aktualitet
Ministria e Mbrojtjes: Tre efektivë të misionit KFOR në

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se tre efektivë të ushtrisë shqiptare kanë dalë pozitivë ndaj COVID-19.

Efektivët janë pjesë e misionit të KFOR në Kosovë, ku Forcat e Armatosura Shqiptare kanë 29 ushtarakë.

Sipas ministrisë, ushtarakët nuk shfaqin “shenja problematike” për shëndetin e tyre, dhe sipas udhëzimit të NATO-s, janë riatdhesuar. Ndërkohë, pjesa tjetër e kontingjentit shqiptar gëzon shëndet të plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos