
Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në qytetit e Beratit, me personat që ka patur në postin e kryetarëve të degëve për jugun.
Por sipas burimeve të A2 CNN, Basha u kundërshtua haptazi nga ish kreu i PD në Fier, Agron Kapllanaj. “A e kuptoni se jeni një kryetar i dështuar në të gjithë betejat politike për 9 vjet?, ishin fjalët e tij.
Kapllanaj ka shtuar se demokratët nuk janë më me të. “Perse merrni pjesë në këto takime dhe i jepni kosto demokratëve, kur vetë jeni tërhequr, nëse keni plan për t’u rikthyer atëherë ne nuk jemi me ju!”, mësohet të ketë thënë ai. (A2 Televizion)