Basha në Durrës, nis fushatën për 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhje

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 12:56 | Politikë
Basha në Durrës, nis fushatën për 6 bashkitë ku do

Pas disa javësh nga shpallja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, Lulzim Basha ka nisur fushatën krah kandidatëve të tij.

Basha është ndalur në Bashkinë e Durrësit, së bashku me kandidatin e tij Luan Hotin, që e cilësoi si njeri të sfidave.

“Është njeri që nuk i shmanget sfidës dhe është njeri që ka lënë shumë mundësi politike, duke kërkuar sfidën. Ky është modeli në politikë. Modeli tjetër është që t’i largohesh çdo sfide. Ai është modeli që duam ta lëmë prapa, është një proces që targeton një kulturë politike që e sheh politikën njësoj si biznesi”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos