Basha në Korçë, me qindra simpatizantë të PD mbushin sheshin

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 11:35 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka udhëtuar këtë të mërkurë në juglindje të vendit, në Korçë.

Me qindra simpatizantë të PD u mblodhën në fshatin Çiflig në hyrje të Korçë për të pritur kreun demokrat. Ata bllokuan edhe aksin nacional Korçë-Pogradec. Më pas, shumë persona mbushën sheshin në Korçë.

Për takimet e zhvilluara gjatë ditëve të fundit, Lulzim Basha është akuzuar nga kryeministri Rama se është duke shkelur rregullat e pandemisë për shkak të grumbullimeve masive. "Përsheshe me virus për politikë pa din e as iman", tha një ditë më parë Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos