
Gjergji Vurmo nga IDM Albania komentoi në “Absolut 4”, edhe mbi kritikat për raportin e fundit të Transparency International, të kryer në bashkëpunim me IDM për çështjen e ligjeve me porosi në Shqipëri dhe korrupsionin në nivelet e larta.
Vurmo shpjegoi se i mirëpresin kritikat por sulmeve të disa mediave nuk iu japin rëndësi pasi merren me jetën personale të autorëve dhe jo me argumenta dhe metodologjinë e përdorur për hulumtimin.
“Unë do të doja të mos përgjigjesha në fakt sepse nuk dua t’u jap rëndësinë që nuk e kanë. Unë do të kisha dashur shumë, do ta ëndërroja si hulumtues që të isha unë autori i asaj metodologjie, që ai shkrim e quan amataroske, Por nuk jam unë, është në fakt Transparence International (TI).
Ai shkrim vë në dyshim po ashtu edhe faktin se pas atij raporti qëndron IDM dhe jo TI, duke pretenduar se faqja e TI nuk e kishte publikuar raportin. Ndërkohë nuk është ashtu, Transparancy International e ka publikuar raportin në faqen e vet.
Ajo që më bën të them që sulmeve të tilla nuk duhet tu japim rëndësinë që nuk e kanë është fakti që në atë shkrim se merren me jetën personale të autorëve sesa me argumenta.
Cilido hulumtues që është serioz në punën e vet i mirëpret komentet dhe kritikat. Çdo hulumtim serioz në fund të metodologjisë ka edhe një seksion që elaboron kufizimet e një metodologjie. Çdo metodologji ka kufizimet e veta. Në këtë kuptim jemi mëse të hapur për kritika, për sugjerime si të përmirësojmë punën tonë por në asnjë gërmë të atij shkrimi nuk vura re një gjë të tillë.”. shprehet Vrumo. (A2 Televizion)