Basha në Durrës: Ka plane për të zhdukur PD, por ta harrojnë se do ndodhë

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 18:29 | Politikë
Basha në Durrës: Ka plane për të zhdukur PD, por ta

Nga Durrësi, ish-kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se do të mbrojë Partinë Demokratike. Duke mos e specifikuar se kujt i drejtohet, kundërshtarit të tij politik Edi Rama apo tashmë “armikut” brenda partisë, Sali Berisha, Basha tha se PD-ja do të ringihet, pavarësisht planeve që kanë për ta zhbërë këtë forcë politike.

“Ta harrojnë ata që thurin plane se do e zhdukin PD, e kundërta do të ndodh se ne nuk kemi lindur për veten tonë, ne kemi lindur për njerëzit, po e rigjejmë udhën falë rinisë”, tha Basha.

Edhe në këtë takim, ai përsëriti 3 pikat e programit të tij politik, që nis me Vettingun në politik, listat e hapura dhe kufizimi i pushtetit të kryeministrit deri në 2 mandate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos