Basha-Noka, debate me tone të larta në Kryesinë e PD

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 19:41 | Politikë
Basha-Noka, debate me tone të larta në Kryesinë e PD

Një nga debatet me tone të larta në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike ishte ai mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës.

Kreu demokrat ngriti akuza të forta në mbledhje, ku ka ngritur disa pyetje në lidhje me emrat e përfshirë në firmosjen e formularëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së: “Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Çela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush e shpjegon?”.

https://a2news.com/2021/11/15/clidhje-ka-suel-cela-qifja-e-tom-doshi-me-kuvendin-e-pd-basha-mesazh-berishes/

Noka u përgjigj: “Thoni se po e organizon Aqif Rakipi, Suel Çela, Tom Doshi… Është shumë e rëndë kjo deklaratë. Po thoni indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatët e Elbasanit janë intimiduar nga kuushdoqoftë, atëherë unë jap dorëheqje. Se çfarë bëjnë njerëzit në punë të tyre, kjo është punë e tyre”.

Basha mësohet të ketë thënë: “Tani, që Aqif Rakipi është futur me kokë në këtë proces, e ka marrë vesh gjithë Elbasani. A është futur Suel Çela? Po, është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishës. Po çfarë mund të bëjë një 20 e ca vjeçar 4 orë nën presionin e Suel Çelës, përveçse të firmosë? Është turpi i kësaj partie që të rrijë nën mëshirë të Suel Çelës, Aqif Rakipit, Tom Doshit dhe Xhelal Rrajës. Po detyra jote Flamur është t’i thuash atyre demokratëve që të ankohen në Elbasan për Suel Çelën: “Suel Çelës ia thyej brinjët këtu”, po ti 4 orë rri në Elbasan dhe ikën. E kam të pamundur në çdo qelizë të trurit tim të pranoj Sali Berishën si porositës, por ai që gjen kohën për të reaguar për çdo gjë dhe nuk gjen kohën për të reaguar për këtë, kjo nuk e nderon. Asnjë fjale për Aqif Rakipin, asnjë fjalë për Suel Çelën…”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos